Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeGjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëqeverisur me Kurtin...

Gjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëqeverisur me Kurtin dhe VV-në  

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, të cilin, siç shprehet Gjini, “po e degradon çdo ditë”.

“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan, 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike, 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore,  4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla, 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në prone, 6. Të investojë në kryeqytet.”, ka shkruar Gjini. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT