Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ferran Torresit te kampioni francez.
Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja kap vlerën e afro 50 milionë eurove, pa bonuse apo variabla, që do të thotë se e gjithë shuma do të jetë fikse.
Transferimi është konfirmuar edhe nga gazetari Fabrizio Romano, i cili ka dhënë sinjalin e tij të njohur “Here we go”.
Torres ka arritur gjithashtu marrëveshje personale me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare.
Sulmuesi 26-vjeçar kishte kërkuar më herët përmes agjentit të tij leje nga Barcelona për të munguar në stërvitjen e së mërkurës, pasi negociatat për largimin e tij kishin hyrë në fazën përfundimtare.
Me këtë transferim merr fund aventura e Ferran Torresit te Barcelona, ndërsa ai pritet të nisë një kapitull të ri në Paris.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


