Dy ish-zyrtarë policor janë arrestuar në Zubin Potok.
Sipas policisë, njëri ushtroi veprën penale “armëmbajtje pa leje”, e tjetri “përvetësim në detyrë”, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


