Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestimi i mashtruesve në Ferizaj, 3 viktimave ua morën 12 mijë euro...

Arrestimi i mashtruesve në Ferizaj, 3 viktimave ua morën 12 mijë euro (VIDEO)

Për të blerë kriptovaluta, të premten e 17 prillit, E.F, A.F dhe Rr.K, udhëtuan nga rajoni i Mitrovicës për në Ferizaj.

Pritja që iu bë atyre në një lokal, nga tre ferizajas nuk përfundoi edhe aq mirë. Të dyshuarit A.L, R.J dhe V.N, vunë në lajthitje mysafirët, duke ua marrë nga 4 mijë euro secilit për pazarin e bërë.

Të dyshuarit për mashtrim, po vepronin rishtas në këtë qytet, pasi veç dy ditë më parë morën lokalin me qera në rrugën “Cen Dugolli”, anise kontratë për këtë nuk kishin firmosur.

Pronarit të tij, ia kishin dhënë paratë kesh teksa i kishin thënë se pas dy ditësh do të vijnë nga Gjermania për të formalizuar ujdinë.

Dy nga treshja që po synonte të kryej edhe një këso vepër tjetërkund, u kapën nga policia dhe u ndaluan për 48 orë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT