Mesfushori Ardon Jashari ka pasur një sezon të parë të vështirë te Milani, ku nuk ka arritur të konsolidohet si titullar i rregullt. Megjithatë, 23-vjeçari tashmë ka tërhequr interesin e një rivali në Serie A.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Atalanta e ka futur Jasharin në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar Edersonin. Braziliani pritet të transferohet te Manchester United për rreth 50 milionë euro, ndërsa klubi nga Bergamo ka nisur prej kohësh kërkimin për pasuesin e tij.
Përveç Jasharit, në radarët e Atalantës thuhet se janë edhe dy emra të tjerë: Samuele Ricci (gjithashtu pjesë e Milanit) dhe Lucas Da Cunha i Comos.
Ndryshime të mëdha priten edhe në udhëheqjen sportive të Atalantës. Maurizio Sarri pritet të marrë drejtimin e skuadrës si trajner, ndërsa ish-drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, pritet të emërohet drejtor sportiv.
Mbetet të shihet nëse Jashari do të jetë pjesë e planeve të reja. Milani e ka blerë 23-vjeçarin para një viti për rreth 40 milionë euro, por e ardhmja e tij te “Rossonerët” pritet të varet nga planet e trajnerit të ri dhe nga vlerësimi i tij për rolin në skuadër.
Ndërkohë, Jashari është pjesë e Zvicrës për Kampionatin Botëror 2026 dhe synimi i tij është të paraqitet sa më mirë në këtë kompeticion madhor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


