Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmeArdhja e superyllit: Katy Perry performon në Sunny Hill (VIDEO)

Ardhja e superyllit: Katy Perry performon në Sunny Hill (VIDEO)

Katy Perry do të vijë në Kosovë me ftesë të Dua Lipës.

Amerikanja do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Lajmi për ardhjen e artistes ka ngjallur emocion edhe te publiku që mezi pret ta takojë, raporton Klan Kosova.

Pa kaluar shumë kohë nga ky njoftim, lajmi u bë i bujshëm edhe në mediat botërore.

Perry tashmë është njohur për publikun shqiptar pasi ka përkrahur një pjesëmarrës nga Peja në “American Idol” i cili interpretoi një këngë dedikuar Kosovës.

Përveç kësaj, ajo në botë njihet edhe për hite globale dhe me shitjen e miliona albumeve.

Por kjo nuk është e vetmja surprizë e këtij edicioni të Sunny Hill Festival.

Organizatorët pritet të sjellin edhe emra të tjerë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, duke e kthyer Prishtinën në një nga qendrat më të rëndësishme muzikore në Evropë këtë verë që do të zgjasë 3 ditë nga 31 korriku deri me 2 gusht.

Kronika sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT