Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeArbana Osmani reagon pasi u ofendua “live” nga konkurrentja e “Ferma VIP”:...

Arbana Osmani reagon pasi u ofendua “live” nga konkurrentja e “Ferma VIP”: Ju lutem mos linçoni dhe denigroni një vajzë tjetër

Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, pas incidentit të ndodhur në prime-n e së hënës, ku banorja Fabjola Elezaj iu drejtua asaj me fyerjen “k*çkë”.

Arbana Osmani zgjodhi t’i drejtohej publikut që në minutat e para të emisionit, duke theksuar se, edhe pse kishte menduar të mos e rikthente më temën, e pa të nevojshme të fliste pas reagimeve të shumta dhe diskutimeve të ndezura në rrjetet sociale.

“Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë që në fillim. Në fakt, kisha menduar të mos i rikthehesha temës, por duke parë gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë, veçanërisht këtyre ditëve, desha vetëm të them që mbështetja dhe dashamirësia ndaj një vajze nuk ka pse të sjellë linçim dhe denigrim për një vajzë tjetër”, u shpreh Osmani.

Prezantuesja kërkoi që publiku të jetë më i kujdesshëm me gjuhën e përdorur online, duke vënë theksin te gjuha e urrejtjes, sidomos kur ajo drejtohet ndaj konkurrenteve vajza, të cilat – siç tha ajo – janë pjesë e një “eksperimenti social të vështirë”.

“Do t’ju lutesha të keni kujdes me gjuhën e urrejtjes ndaj të gjithë konkurrentëve në ‘Ferma VIP’, në mënyrë të veçantë ndaj vajzave të ‘Ferma VIP’, të cilat janë në një eksperiment social të vështirë. Natyrisht që herë pas here bëhen gabime, por në asnjë rast nuk duhet justifikuar gjuha e urrejtjes e këtyre ditëve në rrjetet sociale, që ka qenë vërtet e trishtë”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT