Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAraghchi lë hapur derën për diplomaci me SHBA-në: S’është e pamundur

Araghchi lë hapur derën për diplomaci me SHBA-në: S’është e pamundur

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e diplomacisë me Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur konflikti mes dy vendeve mbetet i bllokuar.

Në një postim në X të premten, Araghchi tha se rikthimi i dialogut diplomatik është i mundur, por theksoi se kjo varet nga ndryshimi i qasjes së Uashingtonit.

“Rivendosja e diplomacisë në rrugën e duhur nuk është e pamundur”.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se presioni nuk është mënyra për të arritur një marrëveshje.

“SHBA-të duhet të ndërtojnë besim, të flasin me respekt, të pranojnë të drejtat tona dhe të mbajnë angazhimet”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT