Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAmerika u kërkon prodhuesve të armëve të rrisin prodhimin, shqetësim për rezervat

Amerika u kërkon prodhuesve të armëve të rrisin prodhimin, shqetësim për rezervat

Departamenti amerikan i Mbrojtjes u ka kërkuar kompanive të industrisë së mbrojtjes që të përshpejtojnë prodhimin e armëve, në një kohë kur po rriten shqetësimet se rezervat amerikane po pakësohen ndërsa lufta në Iran vazhdon.

Në një memorandum të hartuar nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Steve Feinberg, kompanive iu është dhënë një afat prej 21 ditësh për të paraqitur plane konkrete për rritjen e prodhimit dhe përshpejtimin e dorëzimit të pajisjeve dhe armëve kritike.

Memorandumi synon që kompanitë të propozojnë afate dukshëm më të shpejta të furnizimit dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se memorandumi është i vërtetë dhe tha se ai do të merret në konsideratë në përgatitjen e buxhetit të vitit fiskal 2028, ndërsa buxheti për vitin 2027, i cili aktualisht po shqyrtohet nga Kongresi, mund ta përshpejtojë këtë proces.

Parnell e mbrojti nismën, duke thënë se komunikimi i drejtpërdrejtë me drejtuesit e industrisë së mbrojtjes nuk është diçka e re për Pentagonin, raporton CNN, transmeton Sinjali.

Sipas tij, Feinberg po udhëheq përpjekjet për reformimin e sistemit amerikan të prokurimit të mbrojtjes dhe për rritjen e kapacitetit të prodhimit të armëve në përputhje me nevojat dhe kërcënimet aktuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT