Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadorët e huaj diskutojnë në Prishtinë rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ambasadorët e huaj diskutojnë në Prishtinë rrugën e Kosovës drejt BE-së

Në Ambasadën e Italisë në Kosovë është mbajtur një takim joformal me pjesëmarrjen e disa shefave të misioneve diplomatike, Zyrës së BE-së dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Ambasadës italiane, takimi i organizuar nga ambasadori Antonini ka mbledhur “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë gjithashtu zhvillimet e brendshme politike në vend dhe situata në kontekstin rajonal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT