Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për nder të 17 shkurtit, pavarësisë së Kosovës.
Në një njoftim në Facebook, ambasada në fjalë i falënderuan edhe miqtë që shkuan në organizimin e bërë për nder të kësaj feste.
“Sot, shtëpinë e kishim plot me bashkatdhetarë e miq me rastin e festimit të përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Republikës së Kosovës”.
“Falënderojmë përzemërsisht komunitetin tonë të shkëlqyeshëm për angazhimin dhe kontributin e dhënë në Shtetet e Bashkuara duke qenë ndër urat lidhëse më të fuqishme ndërmjet shteteve tona”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


