Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasada e Kosovës në Hagë apelon për qetësi: Shmangni provokimet dhe respektoni...

Ambasada e Kosovës në Hagë apelon për qetësi: Shmangni provokimet dhe respektoni ligjin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në reagimin e saj, Ambasada ka thënë se e ka ndjekur me shqetësim të lartë vendimin e gjykatës, duke theksuar se ai ka shkaktuar zhgënjim të thellë në Kosovë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, thuhet në reagim.

Sipas Ambasadës, vendimi përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për qytetarët e Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi”, thuhet më tej.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë pas shpalljes së verdiktit.

Në veçanti, ajo ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet e lejes për protestën, si dhe të tregojnë respekt ndaj shtetit nikoqir, Mbretërisë së Holandës.

“Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve”, përfundon reagimi i Ambasadës së Kosovës në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e Kosovës në Hagë apelon për qetësi: Shmangni provokimet dhe respektoni ligjin appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT