Një oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nëntoger Endi Sherifi, ka arritur sukses në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar me sukses trajnimet sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon të Uellsit.
Lidhur me këtë arritje ka reaguar Ambasada Britanike në Kosovë, e cila e ka uruar Sherifin dhe ka theksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin e FSK-së.
“Urime togerit Endi Sherifi për arritjen e një vlerësimi të veçantë me rastin e përfundimit të kursit britanik 🇬🇧 për Komandantë të Togave të Këmbësorisë (PCBC). Ky kurs shumë kërkues fokusohet në përgatitjen e komandantëve të togave me aftësi të larta taktike, të fortë fizikisht dhe mendërisht.”
“Mbretëria e Bashkuar është krenare që mbështet zhvillimin e FSK-së si një institucion sigurie profesional, multietnik dhe të përgjegjshëm në mënyrë demokratike.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


