Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, një ngjarje që konsiderohet moment historik dhe pikë kthese për vendin, duke shënuar fundin e konfliktit dhe fillimin e një periudhe të re paqeje dhe rindërtimi.
Me këtë rast, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka vlerësuar rolin e NATO-s në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ka nderuar qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës gjatë dhe pas luftës.
“Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Hyrja e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, duke hapur rrugën për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sigurisë në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


