Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAltin Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë...

Altin Krasniqi: Pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas votimit të Deklaratës në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një nismë të mirë, por të pamjaftueshme.

Krasniqi ka theksuar se miratimi i deklaratës nuk përbën, sipas tij, një veprim konkret nëse nuk pasohet edhe me votimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka kërkuar që mbrojtja e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të bëhet përmes vendimeve dhe veprimeve konkrete institucionale.

“UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”, ka shtuar ai.

Sipas Krasniqit, qytetarët e Kosovës e kanë pasur të qartë gjithmonë se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë për lirinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT