Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka reaguar në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se UÇK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet “historia më e lavdishme e popullit shqiptar”.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se asnjë gjykim apo vendim nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike për UÇK-në.
“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri”, thuhet në shkrimin e Krasniqit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


