Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportAlexander-Arnold te Reali? Flet Arne Slot – Indeksonline.net

Alexander-Arnold te Reali? Flet Arne Slot – Indeksonline.net

Trent Alexander-Arnold është lojtari më i komentuar për momentin.

Ai do të bëjë hapin e madh në karrierë, ku do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit si lojtar i lirë.

Në konferencën për shtyp para derbit të “Merseyside” kundër Evertonit, trajneri Arne Slot foli rreth situatës së tij.

“Situata e Trentit? Ai është lënduar për fat të keq. Kjo do të thotë se ai është plotësisht i fokusuar në rikuperimin e tij. Real Madrid? Asnjëherë nuk kemi qenë të fokusuar në bisedimet e jashtme”, shprehet Slot.

Liverpooli, do të pres nesër në “Anfield” rivalin e të njëjtit qytet, Evertonin me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT