Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Aleanca do t’i drejtohet Prokurorisë lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për krijimin e 18 komisioneve.
Sipas tij, këto komisione kanë për qëllim të procedojnë emërime në agjenci qeveritare e ekzekutive, si dhe në pozita të ndryshme publike.
“Këto vendime të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë. Ndërsa këta anëtarë të komisioneve që marrin pjesë në një procedurë të jashtëligjshme duhet të kenë shumë kujdes, sepse Aleanca këtë çështje do ta ngrejë në prokurorinë përgjegjëse, duke e trajtuar këtë temë përmes një kallëzimi penal”, tha Tahiri. /Klankosova.tv


