Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmePDK i drejtohet sërish Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive nesër në...

PDK i drejtohet sërish Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 11:00

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesë për vazhdimin e saj.

Deputetët e PDK-së, përmes një letre dërguar Deharit, kanë kërkuar që seanca të vazhdojë nesër, më 18 gusht, duke filluar nga ora 11:00.

Në letrën e tyre, PDK-ja ka ngritur shqetësime për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar, duke e cilësuar situatën si shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën e PDK-së.

PDK-ja po kërkon që procedurat për konstituimin e Kuvendit të vazhdojnë pa vonesa të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT