Numri 7 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, Albena Reshitaj, vlerëson se, përballë krizave të njëpasnjëshme me të cilat po përballet vendi, ky është momenti kyç që LDK-ja të jetë subjekti unifikues i çdo zgjidhjeje.
Sipas deputetes së katër legjislaturave të fundit, ashtu siç kjo parti e ka dëshmuar kontributin e saj vendimtar në etapat më të rëndësishme të Kosovës, edhe tani ka ardhur koha që të marrë përgjegjësinë për të mos lejuar rrezikimin e demokracisë.
Reshitaj e cilëson LDK-në si faktor kyç për qëndrueshmërinë e institucioneve.


