Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm për higjienën në Kirurgjinë Vaskulare: Pacienti rrëfen për Sinjalin se çarçafët...

Alarm për higjienën në Kirurgjinë Vaskulare: Pacienti rrëfen për Sinjalin se çarçafët e përdorur qëndrojnë me javë në banjë

Një qytetar ka ngritur shqetësime për kushtet higjienike në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, duke pretenduar se pacientët po përballen me mungesë të çarçafëve dhe mbulesave.

Sipas ankesës së dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali, pacientëve u kërkohet që çarçafët t’i blejnë me paratë e tyre ose t’i sjellin nga shtëpia.

Ndërkohë, qytetari pretendon se çarçafët e përdorur dhe të kontaminuar qëndrojnë për javë të tëra në banjën e pacientëve, duke ngritur shqetësime për higjienën dhe kontrollin e infeksioneve.

“Ka mungesë te çarçafëve per pacientët, ndërsa çarçafët e përdorur dhe të kontaminuar qëndrojnë në banjot e pacientëve, duke paraqitur rrezik për higjienën dhe kontrollin e infeksioneve.”

“Si është e mundur që pacientëve u thuhet t’i blejnë ose t’i sjellin çarçafët nga shtëpia, ndërsa këta të përdorurit qëndrojnë me javë të tëra në banjë?”, ka deklaruar qytetari për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT