Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenti finlandez: Rusia nuk do të rrezikonte ta sulmonte NATO-n

Presidenti finlandez: Rusia nuk do të rrezikonte ta sulmonte NATO-n

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar se nuk beson se Rusia do të ndërmerrte një sulm ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Stubb i cilësoi si spekulative paralajmërimet se Moska mund të jetë e gatshme ta sulmojë territorin e aleancës deri në vitin 2029.

Sipas tij, nuk ka prova që mbështesin një skenar të tillë dhe Rusia nuk do të kishte interes të përballej me aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

Megjithatë, Stubb theksoi se vendet anëtare duhet të mbeten vigjilente dhe të përgatiten për skenarin më të keq, në mënyrë që ta parandalojnë atë.

Presidenti finlandez shprehu gjithashtu dyshime se Rusia do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë. Ai tha se një zyrtar i lartë kinez e kishte siguruar se Pekini nuk do ta lejonte një zhvillim të tillë.

Sipas Stubb, një pjesë e strategjisë informative të Moskës synon të përhapë frikë në Evropë përmes paralajmërimeve mbi përshkallëzimin e luftës, armët bërthamore dhe një konflikt të mundshëm me NATO-n.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT