Barcelona është pranë përfundimit të transferimit të Gabriel Jesusit nga Arsenali.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin katalanas. Marrëveshja do të përfshijë edhe mundësinë e vazhdimit për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.
Raportohet se 29-vjeçari e pranoi menjëherë ofertën, pasi transferimin në “Camp Nou” e konsideron një mundësi të ëndrrave për vazhdimin e karrierës.
Tashmë pritet përfundimi i procedurave ndërmjet klubeve dhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


