Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm në Gjakovë: Zhduket 38-vjeçari pasi paralajmëroi se kishte marrë “hapa qetësimi”

Alarm në Gjakovë: Zhduket 38-vjeçari pasi paralajmëroi se kishte marrë “hapa qetësimi”

Një rast shqetësues i zhdukjes së një personi është raportuar në Gjakovë, ku një 38-vjeçar dyshohet se është larguar në rrethana të panjohura pasi kishte njoftuar bashkëshorten se kishte përdorur “hapa qetësimi”, mëson Sinjali.

Rasti është raportuar në Policinë e Gjakovës në rrugën “Marin Barleti”.

Sipas informatave, L. B. ka deklaruar se kontaktin e fundit me bashkëshortin e saj, A.B (39-vjeçari), e kishte pasur më 9 maj rreth orës 19:30.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë bisedës, ai i kishte thënë se kishte përdorur disa hapa qetësimi, ndërsa po ashtu kishte lënë edhe një shënim në rrjetet sociale.

Sipas deklarimit të bashkëshortes, hera e fundit që ai ishte parë në banesë kishte qenë më 8 maj rreth orës 19:30.

Sinjali mëson se sipas familjarëve, personi i zhdukur është edhe përdorues i substancave narkotike.

Me konsultim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si:

Policia po vazhdon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT