Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeAkuzohet se e fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara, reagon "Shpejtimii Sh.p.k."

Akuzohet se e fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara, reagon “Shpejtimii Sh.p.k.”

U përzgjodh mes shumë kompanish për të dërguar në ekskursion maturantët e 5 shkollave të Prishtinës, por “Shpejtimi Sh.p.k.” del se nuk ka fare leje pune.

Megjithëse një dokument i tillë ishte kërkuar në dosjen e tenderit, kompanitë që humbën këtë tender thanë se “Shpejtimi Sh.p.k.” nuk e posedonte këtë dokument, ngase sipas tyre nuk është lëshuar prej vitesh, raporton Kiks Kosova.

Por në dosjen e tenderit, kompania “Shpejtimi Sh.p.k.” kishte lënë një dokument të tillë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, Kiks Kosova vuri re se dokumenti që “Shpejtimi” kishte paraqitur, i takon një biznesi tjetër.

Kjo pasi në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, të dhënat e dokumentit nuk përkojnë me biznesin që fitoi tenderin, por i përkasin një biznesi tjetër me të njëjtin emër, i cili ishte shuar në vitin 2019.

Megjithatë, pronari i “Shpejtimi Sh.p.k.” Ekrem Veselaj insiston se është i njëjti biznes, vetëm se ka ndryshuar statusin e tij nga biznes individual në biznes Sh.p.k.

Për më tepër, Veselaj thotë që vetë ATK-ja i kishte lejuar që të vazhdonte punën me të njëjtën leje, megjithëse në sistemin e këtij institucioni biznesi individual figuron si i shuar. /Klankosova.tv

Ndiqeni kronikën më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT