Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeShowbizAkuzat lidhur me energjinë elektrike, Muja: Kemi një ‘mega file’ me të...

Akuzat lidhur me energjinë elektrike, Muja: Kemi një ‘mega file’ me të dhëna për blerjet, shitjet dhe kontratat që kanë të bëjnë me këtë sektor

Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka folur lidhur me deklaratat dhe akuzat e partive tjera politike për importin e energjisë elektrike nga Serbia.

Muja ka thënë para gazetarëve se kanë një ‘mega file’ me të dhëna për blerjet, shitjet dhe kontratat që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.


“Pas vështrimit të gjithë sektorit dhe sistemit në pesë vitet e fundit ajo çfarë qytetarët e Kosovës dhe ju si gazetarë duhet të informoheni dhe për këtë bashkë me kolegun Arlind Manxhuka e kemi një mega file të të gjitha blerjeve, shitjeve dhe kontratave të energjisë elektrike për vend edhe për furnitor që nga viti 2008.

Do të jetë e qasshme për ju që njëherë e mirë ta sqaroni dilemën e akuzave dhe propagandës opozitare që ne e gjykojmë është për të mbuluar krimin, qoftë përgjegjësinë e tyre të drejtpërdrejtë në këto kontrata, por edhe për të mbuluar fajin politik për dëmin që ua kanë bërë qytetarëve për shkak të një politike të gabuar të energjisë elektrike që nga 2006, e posaçërisht në 2008, kur morën me vendim PDK-ja dhe LDK-ja për privatizimin e KEDS-it, e posaçërisht pastaj nga viti 2013-ta kur projekti i tyre për privatizimin e furnitorit të energjisë elektrike dhe distributorit mori jetë”, tha ai.

Sipas tij, akuza se më 28 nëntor Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia është e pavërtetë.

“Në fakt që nga koha kur kemi ardh ne, e kaltra nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh në pushtet është importi i energjisë elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisë elektrike nga Serbia ka qenë prevalent dhe furnitorët nga Serbia kanë qenë dominues në tregun e Kosovës deri në kohën kur ne kemi ardh në pushtet. Padyshim, qoftë përmes kontratave të drejtpërdrejta që i kanë nënshkruar akterët kryesorë të KEK-ut… akterë që sot dalin në intervista dhe akuzojnë për energji i kam kontratat që ata kanë pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë… dhe pastaj nga 2020 e këndej, fillimisht Sllovenia dhe në tri katër vitet e fundit është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Danimarka përbëjnë 94-95 për qind të gjithë importit të energjisë elektrike”, tha ai.

Sipas tij, pra vendi kah po buron energjia elektrike të cilët konsumatorët e Kosovës po e përdorin është Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.

Ai tutje tha se pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në vitin 2025 është më pak se 1 për qind.

“Këto janë të dhëna që i kemi marrë deri dje”, tha ai.

Tutje, Muja theksoi se importi i rrymës nga Serbia është më pak se 1 për qind. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT