Amanda Peet tregoi se në vjeshtën e kaluar u diagnostikua me kancer të gjirit, një periudhë e vështirë për jetën e saj personale dhe familjare.
Ajo ndiqej rregullisht nga mjekët për shkak të gjinjve që kërkonin kontrolle të shpeshta.
Gjatë një vizite që mendonte se ishte thjesht rutinë, mjeku vuri re diçka të dyshimtë në ultrazë dhe rekomandoi të bëhej biopsi.
Kur mostra u dërgua urgjentisht për analizë, ajo e kuptoi se situata ishte serioze.
Rezultatet konfirmuan diagnozën shumë shpejt.Tumori rezultoi i vogël dhe në stadin e parë, pozitiv ndaj receptorëve hormonalë, çka konsiderohet një formë më e trajtueshme.
Megjithatë, ajo duhej të bënte edhe rezonancë magnetike për të parë përhapjen e mundshme.
Më vonë u zbulua edhe një masë tjetër beninje në gji.
Plani i trajtimit përfshinte një ndërhyrje kirurgjikale (lumpektomi) dhe terapi me rrezatim.
Në të njëjtën kohë, po përballej me një situatë shumë të rëndë familjare: të dy prindërit e saj ishin të sëmurë rëndë.
Babai i saj ndërroi jetë papritur para se ajo të arrinte ta takonte për herë të fundit, ndërsa nëna e saj ndërroi jetë disa muaj më vonë, në janar.
Ajo përshkroi me shumë emocion momentet e fundit me nënën, duke treguar se si qëndruan duke parë njëra-tjetrën në heshtje para ndarjes nga jeta.
Peet foli edhe për gjendjen emocionale pas diagnozës, duke theksuar se përjetonte luhatje të forta mes shpresës dhe frikës.
Në disa momente ndihej më e fortë dhe më e lumtur se më parë, ndërsa në momente të tjera rikthehej ankthi dhe pasiguria për të ardhmen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


