Një aktivitet bamirësie është mbajtur në Lipjan.
Nxënës të klasës së pestë, të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”, me pikturat e tyre po mundohen t’i ndihmojnë një bashkëmoshatareje për shërim, raporton Klan Kosova.
Ideja për këtë aksion humanitar erdhi krejt spontanisht.
Vizatimet që u punuan nga duart e vogëlushëve, ua tërhoqën vëmendjen kalimtarëve që u ndalën për t’i shikuar.
Por, dikush erdhi edhe për t’i blerë ato.
Kronikën e plotë, ndiqeni në vijim:


