Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeAktakuza për sulmin ndaj familjes Jashari, Gucati: Më mirë vonë se kurrë!...

Aktakuza për sulmin ndaj familjes Jashari, Gucati: Më mirë vonë se kurrë! (VIDEO)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ndodhet në fazën përfundimtare të procedurave për ngritjen e aktakuzës lidhur me vrasjet e kryera ndaj familjes Jashari në Prekaz, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë.

Këtij lajmi iu gëzuan Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në emisionin “Kosova Today” tha se pavarësisht se është i gëzuar për këtë zhvillim, ai nuk la pa përmendur vonesën në këtë çështje.

“Për neve ka qenë një lajm shumë i mirë, edhe pse është e vonuar. Por më mirë vonë se kurrë. Unë shpresoj që Prokuroria Speciale e Kosovës të ngrit aktakuzë ndaj atyre kriminelëve që morën pjesë dhe sulmuan familjen Jashari dhe tërë lagjen Jashari. Në atë lagje 55 njerëz të vrarë, nënat tona, motrat tona, vëllezërit tanë”, u shpreh Gucati në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai tha se Serbia duhet t’i dorëzojë, siç thotë ai, kriminelët që kryen masakrën në Prekaz.

“E përgëzoj këtë iniciativë që t’i qesin në shesh ata kriminelë të cilët morën pjesë në këtë masakër. Është mirë shteti serb me i dorëzu ata njerëz se ata janë në Serbi. Ashtu më kanë thënë disa njerëz”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT