Sakrifica deri në flijim e një familje të tërë, u bë simbol për çlirimin e Kosovës.
Por, ata që kryen këtë masakër ndaj familjes Jashari në Prekaz për mbi 27 vjet s’u ndoqën kurrë penalisht.
Megjithatë kur përvjetorin e pati në prag, sivjet e pati dhënë një premtim për Klan Kosova i pari i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.
“Për rastin e familjes Jashari do të ngritet një aktakuzë së shpejti, kur them së shpejti, shumë shpejt”, tha ai.
Por, për sa shpejt e pati fjalën s’dihet, ngase vetë Isufaj, refuzoi të tregonte atëkohë detaje. Pse kjo s`u bë, nuk tregoi organi special i akuzës, 6 muaj më vonë.
Për juristët, gjykimi në mungesë i udhëheqësve të ushtrisë serbe është i domosdoshëm, derisa aktakuzën potenciale e mirëpriten edhe shoqatat e dala nga lufta.
Që nga viti 2018, kompetencat për të hetuar krimet e luftës i mori Prokuroria Speciale, ngase paraprakisht me diçka të tillë po merreshin ekipet e UNMIK e EULEX.
Ndiqni kronikën në vazhdim:


