Saturday, May 30, 2026
spot_img
HomeLajmeAksidentohet një autobus në SHBA, vdesin 5 persona

Aksidentohet një autobus në SHBA, vdesin 5 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në shtetin e Virxhinias, në SHBA, ku pesë persona humbën jetën dhe 35 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën Interstate 95.

Sipas autoriteteve amerikane, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë zonës së Quanticos, në qarkun Stafford. Hetimet paraprake tregojnë se trafiku ishte ngadalësuar për shkak të punimeve në rrugë, ndërsa autobusi nuk arriti të reduktonte shpejtësinë në kohë dhe goditi automjetet që ndodheshin përpara.

Të pesë viktimat ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje, ndërsa tre nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se për çfarë shërbimi përdorej autobusi dhe sa persona ndodheshin në të në momentin e aksidentit.

Policia shtetërore ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së akuzave. Për shkak të aksidentit, korsitë në drejtim të jugut të autostradës mbetën të mbyllura për disa orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT