Një autobus që ishte nisur nga Gjakova me destinacion Velipojën është përfshirë në një aksident gjatë udhëtimit, sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e Sinjalit.
Në fotografinë e siguruar nga qytetarët shihet autobusi i ndalur në rrugë pas incidentit, ndërsa nuk dihet ende shkalla e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të dalin me detaje zyrtare për ngjarjen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


