Një minibus është rrokullisur pas mesnatës të shtunën në Shkrel të Rugovës. Si pasojë e kësaj mbetën të lënduar 17 persona që ishin në të, tre nga ata u ndalën për trajtim të mëtutjeshëm.
Kirurgu nga Spitali Rajonale i Pejës, Bujar Idrizi, për Klan Kosovën tha se dy nga viktimat, u ndalën në këtë qendër mjekësore, njëri në kirurgji me frakturë të brinjëve, e tjetri në ortopedi.
Ndërsa, i lënduari i tretë është dërguar në Klinikën Torakale të QKUK-së në Prishtinë, për shkak se kishte politraumë.
Rasti, tani po hetohet nga policia e prokuroria. Minibusi i aksidentuar kishte logon e një hoteli të kësaj zone turistike, por Klan Kosova e pati të pamundur ta marrë një koment nga drejtuesit e tij lidhur me rastin. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


