Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Morinë të Skenderajt.
Si pasojë janë lënduar pesë persona.
Këtë për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.
The post Aksidenti mes tri veturave në Morinë, lëndohen pesë persona appeared first on Klan Kosova.


