Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Veternik, ku të përfshira kanë qenë katër vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti zinxhiror, lëndime ka pësuar një person.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Aksidenti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë. Katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërkaq një person i lënduar”, tha Borovci.
Njësia e trafikut po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
The post Aksidenti mes katër veturave në Veternik, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.


