Një përplasje zinxhirore e automjeteve është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Komoranit.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes vërehet prania e njësive të Policisë së Kosovës, të cilat kanë dalë për të trajtuar rastin dhe për të menaxhuar situatën.
Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse aksidenti ka shkaktuar persona të lënduar, apo edhe cilat kanë qenë shkaqet e këtij aksidenti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


