Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident trafiku mes dy veturave në Vojtesh të Mitrovicës, Policia në vendin...

Aksident trafiku mes dy veturave në Vojtesh të Mitrovicës, Policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vojtesh të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete.

Lexues të Sinjalit kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen automjetet e dëmtuara pranë rrugës. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe as rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Në pamjet e siguruara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes shihen qytetarë të mbledhur, ndërsa trafiku në këtë segment rrugor raportohet të jetë zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe për të konfirmuar detajet e aksidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT