Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Volljakë të Klinës, ku sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, janë përfshirë dy vetura.
Njëra nga veturat ka përfunduar e rrokullisur. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila është në vendngjarje dhe pritet të japë një përgjigje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


