Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedia në Prishtinë, Brestovci: Verifikimi i kranëve dhe siguria në punë nuk...

Tragjedia në Prishtinë, Brestovci: Verifikimi i kranëve dhe siguria në punë nuk mbikëqyren nga Komuna

Pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i lënduar, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka dalë me një sqarim publik lidhur me përgjegjësitë institucionale për mbikëqyrjen e sigurisë në punë.

Duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, Brestovci ka theksuar se, sipas legjislacionit në fuqi, kontrolli teknik i vinçit (kranit), dokumentacioni përkatës, autorizimet e operatorit dhe zbatimi i masave të sigurisë në punë janë përgjegjësi e Inspektoratit Qendror të Punës.

“Kjo nënkupton se Inspektorati Qendror i Punës është institucioni përgjegjës për të verifikuar, ndër të tjera, nëse vinçi i është nënshtruar kontrolleve teknike të nevojshme, nëse posedon dokumentacionin përkatës, nëse operatori ka autorizimet e nevojshme, si dhe nëse punëdhënësi ka zbatuar të gjitha standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”, ka shkruar Brestovci transmeton Klankosova.tv.

Ai ka sqaruar gjithashtu se Inspektorati i Kryeqytetit ushtron kompetencat e tij vetëm në bazë të Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve ndërtimore dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar.

“Inspektorati i Kryeqytetit vepron vetëm brenda kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin”, ka theksuar ai.

Reagimi i drejtorit të Inspekcionit të kryeqytetit, vjen në kohën kur opinioni publik po kërkon përgjegjësi dhe sqarime lidhur me rrethanat që çuan në aksidentin fatal në vendpunishte, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT