Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja.
Dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë tentativa e njërit prej mjeteve, me drejtuese femër, për të parakaluar, por është bllokuar, dhe të dyja mjetet pas përplasjes kanë përfunduar në kanal.
Të lënduar kanë mbetur drejtuesja e mjetit si dhe një pasagjer, shkruan Abcnews.al.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


