Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Pejës, ku një motoçikletë është goditur nga një veturë në rrethana ende të paqarta.
Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prania e automjeteve në zonën ku ka ndodhur përplasja.
Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e motoçiklistit të përfshirë në aksident, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare për shkaqet e incidentit.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk është marrë një përgjigje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


