Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i lënduar dërgohet...

Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i lënduar dërgohet në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, ku një motoçikletë është përplasur me një veturë, duke lënë të lënduar një person.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT