Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i tillë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.
Nga pamjet që ka sigurar Sinjali, në aksident janë përfshirë dy kamionë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


