Një aksident ka ndodhur në afërsi të Stacionit Policor në Klinë gjatë ditës së sotme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për sigurimin e zonës dhe menaxhimin e situatës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas hetimeve dhe njoftimeve zyrtare nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


