Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur pak më parë në Petrovë të Prizrenit.
Nga pamjet shihet se janë pëplasur një veturë dhe një motoçikletë.
Po ashtu, dyshohet për të lënduar.
Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


