Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes një veture dhe motoçiklete në Prizren, motoçiklisti dërgohet me urgjencë...

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prizren, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Uke Bytyqi”, në aksin kryesor Prizren–Suharekë, te rrethi i Tranzitit të Vjetër në Prizren, raporton Sinjali.

Nga pamjet e siguruara nga Sinjali, shihet përplasja mes një veture dhe një motoçiklete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Emergjencës dhe Policia e Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe, pas ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT