Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes dy kamionëve në rrugën Veternik - Bresje, nuk ka të...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Veternik – Bresje, nuk ka të lënduar

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur në autostradë, relacioni Veternik-Bresje.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për Klankosova.tv se aksidenti në fjalë është raportuar se ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe se nuk ka të lënduar.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe sipas raportimeve nga tereni të përfshirë kanë qenë dy kamionë. Aksidente ka qenë vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime të raportuara në njerëz”.

“Njësia për menaxhim te autostradave e Policisë është marrë me rastin dhe rruga është liruar shpejt për qarkullim te automjeteve”, ka thënë Hoxha. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT