Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAAK forcohet në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i ri i degës

AAK forcohet në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i ri i degës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prishtinë, ka zgjedhur kryetarin e ri të saj.

Kreshnik Smajlaj nga sot do ta udhëheqë degën e AAK-së në kryeqytet, pasi ka siguruar votat e të gjithë delegatëve në sallë në një kuvend të stërmbushur.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me Ardian Gjinin ka vlerësuar organizimin e Kuvendit dhe ka përgëzuar Smajlajn për punën e deritanishme dhe vizionin e tij për Prishtinën.

Haradinaj ka theksuar se Prishtina ka një rëndësi të veçantë për Aleancën, duke e cilësuar si qendër ku matet vizioni zhvillimor dhe energjia për ndryshim në Kosovë. Sipas tij, gjatë kohës së qeverisjes së AAK-së, kryeqytetit i është dhënë mbështetje konkrete dhe vëmendje që i takon një qyteti evropian.

Ai ka shtuar se në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë është vërejtur mobilizim dhe energji e madhe e strukturave të partisë, duke e vlerësuar këtë si një moment të rëndësishëm për organizatën.

Haradinaj ka uruar Kreshnik Smajlajn për zgjedhjen në krye të degës në Prishtinë, duke e përshkruar atë si një nga kandidatët më të votuar në zgjedhjet e fundit komunale, që përfaqëson një gjeneratë të re politikane, kreative, të përkushtuar dhe të dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrjes.

Po ashtu, ai ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Brahim Mehmetaj për angazhimin dhe kontributin e dhënë në drejtimin e degës në Prishtinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

Në fund, Haradinaj ka thënë se AAK po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën, në prag të përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT