Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident me fatalitet në Kavajë, këmbësori humb jetën në vend

Aksident me fatalitet në Kavajë, këmbësori humb jetën në vend

Një aksident me vdekje është raportuar në Kavajë.

Mësohet se në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan Abcnews.al.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT