Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në qendër të Prishtinës, autoambulanca në vendin e ngjarjes

Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, autoambulanca në vendin e ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sonte në Prishtinë, tek “NewBorn”

Nga pamjet që ka sigurar Sinjali, një veturë ka mjaft dëme materiale – ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar rëndë si pasojë e këtij aksidenti, ani pse shihet edhe autoambulanca në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT